Gjykata ka refuzuar disa nga propozimet e paraqitura nga avokati Granit Pllava në kuadër të një procesi gjyqësor, duke arsyetuar se ato nuk do të ndikonin në ndriçimin e mëtejmë të çështjes.
Sipas vendimit, është refuzuar kërkesa për nxjerrjen e një ekspertize të re psikiatrike, me arsyetimin se personit në fjalë tashmë i është bërë një ekspertizë e tillë dhe nuk është evidentuar ndonjë problem apo rrethanë e re që do ta bënte të domosdoshme përsëritjen e saj.
Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe propozimin për rishikimin e vendit të ngjarjes, duke vlerësuar se ky aspekt është trajtuar dhe elaboruar mjaftueshëm nga ekspertët e çështjes dhe nuk paraqet nevojë për shqyrtim shtesë.
Një tjetër kërkesë e refuzuar është edhe nxjerrja e autografisë, për të cilën gjykata ka konstatuar se nuk do të sillte ndonjë kontribut të rëndësishëm në provimin e fakteve relevante.
Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se vendimi është marrë duke u bazuar në parimin e efikasitetit procedural, duke konsideruar se provat e kërkuara nuk do të ndihmonin në zbardhjen e mëtejme të rastit./Arbresh.info/Arbresh.info
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...
Radoniqi pret në takim Conradin, flasin për përmbylljen e pr...
Osmani: Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump