Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur, larg qoftë ndonjëherë me ushtru dhunë

10:54 | 29 Janar 2026
E.H

Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka vazhduar dëshminë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ka folur për raportet që ka pasur me tani më të ndjerën, Liridona Ademaj.

Ai tha se raportet e tyre ishin të mira dhe se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.

“Unë me Liridonën jam fejuar në vitin 2010, më 21 prill dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011. Që i bie, i kam pas 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat kemi dy fëmijë. Marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, e lumtur, Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë shumë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme”, tha Murseli.

Ai tha se kanë jetuar në Suedi, derisa tani e ndjera pas tri vitesh qëndrimi atje, është bërë shtetase suedeze. Tha se asnjëherë s’kanë pasur ndonjë ndarje dhe se gjithçka ishte në rregull mes tyre.

“Asnjëherë në jetën time, larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë. Ato gjëra nuk kanë ekzistu në lidhjen tonë”, tha Murseli./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bashkëshorte e devotshme, asnjëherë s’kemi pasur ftohje në marrëdhënie

Gjykata rrëzon kërkesat për rikonstruktim dhe autografi në rastin e Liridona Ademajt

Shpërndaje në rrjete sociale