Armend Agolli nga Dega e LDK’së në Mitrovicë ka thënë se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e kësaj partie që mbahet të shtunën.
Përmes një postimi në Facebook, Agolli ka deklaruar se tre delegatë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve pa asnjë sqarim zyrtar.
“Kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin”, ka shkruar Agolli.
Ai ka kërkuar arsyetim me shkrim për largimin e delegatëve.
Postimi i tij i plotë:
Sot jam përjashtue nga pjesëmarrja në Kuvend, pa asnjë sqarim zyrtar. Bashkë me mua u larguan edhe 3 delegatë nga Mitrovica, si dhe disa delegatë të tjerë nga degë të tjera.
Kuvendi mbahet më 31 janar dhe kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin.
Kërkoj:
• arsyetim me shkrim për largimin tonë,
• publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve,
• trajtim të barabartë, pa presion e pa selektime politike.
LDK eja forcohet me rregull e besim — jo me përjashtime
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...