Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot z. Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës i paraqiti reporterit pikëpamjet e tij lidhur me zhvillimet aktuale, progresin e reformave dhe hapat konkrete drejt integrimit.
Presidenti Begaj shprehu besimin se rezoluta e ardhshme e Parlamentit Evropian mbi raportin e progresit 2025 do të pasqyrojë në mënyrë objektive arritjet dhe sfidat e mbetura, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave evropiane, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
/rtsh.al/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...