Shqipëria është tashmë zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare e iniciuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në faqen zyrtare të Bordit, ku theksohet se Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.
Ky njoftim u ripostua në “X” gjithashtu nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
The Board of Peace welcomes Albania as a founding member of our growing international organization. pic.twitter.com/0YoSxTGksA
— Board of Peace (@BoardOfPeace) January 28, 2026
Vendimi për t’u bërë anëtare u miratua në Parlament javën e shkuar me 110 vota nga mazhoranca dhe opozita, duke i dhënë gjithashtu autorizimin kreut të qeverisë të përfaqësojë Shqipërinë në këtë organizatë.
Aktualisht, Bordi i Paqes ka 26 vende anëtare, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pritet të zgjerohet edhe me shtete të tjera./tvklan.al
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës