Me 130 vota pro dhe 21 kundër ligjvënësit e Dhomës së Ulët të parlamentit francez, Asamblesë Kombëtare, miratuan projektligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit e moshës nën 15 vjeç, një legjislacion ky i mbështetur nga presidenti Emanuel Makron.
“Ndjenjat e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë as për t’u shitur dhe as për t’u manipuluar nga platformat amerikane apo algoritmet kineze”, u shpreh Macron. Legjislacioni, sipas të cilit ndalohet edhe përdorimi i telefonave celular në shkollat e mesme, e bën Francën vendin e dytë në botë që ndërmerr një hap të tillë, pas Australisë e cila nisi dhjetorin e shkuar zbatimin e kësaj ndalese për të miturit e moshës nën 16 vjeç.
Autoritetet francezë duan që masat e parashikuara nga legjislacioni të jenë të zbatueshme për fillimin të vitit të ri shkollor 2026-2027 për llogaritë e reja në mediat sociale.
Ish kryeministri Gabriel Attal që drejton grupin parlamentar të partisë Rilindja të Macron, shprehu shpresën që senati ta miratonte ligjin në mes të muajit shkurt, në mënyrë që ndalesa të hyjë në fuqi në datën 1 shtator.
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit