Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve shtetërore me rastin e kësaj date, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, Qeveria ka autorizuar pagesën në shumë prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim të rritjes së kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, këto vendime janë marrë në kuadër të obligimeve institucionale dhe angazhimit të Qeverisë për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të vendit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...