Qeveria franceze ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se Evropa nuk mund të mbrohet pa Shtetet e Bashkuara.
“Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre. Edhe Shtetet e Bashkuara janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s”, tha Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, sipas Politicos.
Të hënën, Rutte deklaroi në Parlamentin Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga deputeti francez i ekstremit të djathtë Pierre-Romain Thionnet, se kontinenti nuk mund të mbrohet pa mbështetjen amerikane.
Zyrtari i lartë i Patrullës Kufitare Amerikane dhe agjentë të tij pritet të largohen nga Minneapolis pas vrasjes së një…
Ai gjithashtu kundërshtoi idenë e një ushtrie evropiane – një koncept i ringjallur së fundmi nga Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius – dhe tha se “shtylla evropiane e NATO-s është paksa një frazë boshe”.
Megjithatë, që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u rikthye në pushtet, administrata e tij ka këmbëngulur që Uashingtoni do të jetë më pak i përfshirë në sigurinë evropiane.
Strategjia e re e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, e publikuar të premten në mbrëmje, thotë se evropianët do të duhet të marrin drejtimin në luftimin e kërcënimeve, duke argumentuar se Evropa është e aftë si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht të mbrohet nga Rusia.
Vitin e kaluar, Trump arriti të bindë vendet evropiane që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 përqind të PBB-së.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private