Një varkë që transportonte 25 turistë francezë është përmbysur në brigjet e Omanit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas Policisë Mbretërore të Omanit, ngjarja ka ndodhur rreth dy e gjysmë milje detare nga kryeqyteti Muskat. Tre turistët kanë humbur jetën nga mbytja, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Në bord ndodheshin gjithashtu një guidë turistike dhe kapiteni i mjetit lundrues.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Në një postim në rrjetin social X, është publikuar një pamje ku shihet trupi i përmbysur i varkës duke notuar në ujë.
Sipas gazetës Oman Daily Observer, varka ishte nisur drejt Ishujve Ad Dimaniyat, një destinacion i njohur turistik, i famshëm për zhytje, i cili ndodhet rreth 10 milje larg bregut.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private