Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit pët të huajt.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe sigurimin e udhëzimeve të qarta lidhur me kërkesat/obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se:
Janë publikuar dokumentet/materialet informuese lidhur me kriteret që të huajt duhet të përmbushin dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë me rastin e parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.
Të gjitha dokumentet me informatat për kriteret dhe lista kontrolluese për dokumentet që palët duhet të dorëzojnë me rastin e aplikimit për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me shume:
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli