Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, apo 1,887 nga gjithsej 2,557 vendvotime të përfshira në këtë proces.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe po vazhdon pa ndërprerje.
“Nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani, më 27 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 74 për qind apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar Elezi.
Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit tashmë është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa në komunat e tjera po vazhdon sipas planifikimit të KQZ-së.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit për secilin vendvotim dhe janë të qasshme për qytetarët në platformën zyrtare të rezultateve, në seksionin QNR > Rinumërim.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse, me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë