Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, njoftojnë autoritetet lokale.
Si pasojë, të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim po orientohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas, deri në normalizimin e situatës, shkruan Arbresh.info.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi reshjet e shtuara kanë vështirësuar kushtet atmosferike dhe të rrugës.
Po ashtu, kërkohet respektimi i sinjalizimit rrugor dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet aktuale.
Ende nuk dihet se kur do të hapet sërish për qarkullim ky segment rrugor./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit