Gjatë një debati mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo dhe Keijsi, ky i fundit ka bërë një deklaratë të turpshme.

“A pate ereksion kur hyri Baby G? A pate?”, dëgjohet të thotë Keijsi.

I pranishëm ishte dhe Mateo, i cili tha: “Sa i turpshëm që je. Sa i fëlliqur”.

“Zarf i zi. Ec, o palaço”, tha Stenaldo.

Vetëm pak ditë më parë i njëjti u dëgjua duke sharë Stelinën, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.

Ky fjalor i papërshtatshëm i Keijsit ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë.

I njëjti ka marrë kritika edhe nga opinionistët dhe i është tërhequr vërejtja për këta lloj termash që ka përdorur në BBVA 5. /Telegrafi/