Nisja e përkryer me Manchester United, reagon Carrick: Sapo kemi filluar, por është një pikënisje e shkëlqyer

16:22 | 26 Janar 2026
D.H

Michael Carrick, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Arsenalit të dielën, ka deklaruar se puna e tij sapo ka nisur te Manchester United.

Ai ka drejtuar “Djajtë e Kuq” drejt fitoreve kundër Manchester Cityt dhe Arsenalit, dy nga ekipet kryesore pretendente për titull në Premier League, që prej emërimit të tij si trajner deri në fund të sezonit.

“Kanë kaluar vetëm 10 ditë, kështu që asgjë nuk është perfekte. Nuk mund të presim të vijmë këtu dhe papritmas të dominojmë gjithçka, lojën dhe topin. Sapo kemi filluar. Është një pikënisje e shkëlqyer, por duhet të shtojmë shumë shtresa të tjera sipër dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë javë pas jave”, u shpreh Carrick.

“I jap shumë merita stafit dhe lojtarëve për investimin e madh që kanë bërë. Është e rëndësishme të përpiqesh t’i ndihmosh dhe t’u japësh udhëzime të qarta, por ata duhet t’i zbatojnë ato në fushë. Këtë e pamë nga djemtë që erdhën nga stoli dhe bënë diferencën”, shtoi më tej ai.

“Është një ndjenjë vërtet kolektive. Është bukur kur gjithçka bashkohet dhe të gjithë janë aty, pastaj mund ta festojmë fitoren me tifozët në fund. Kjo është shumë e rëndësishme dhe një moment i madh për ne. Jam krenar për djemtë. Ishte ndryshe nga java e kaluar në derbi – dy ndeshje krejtësisht të ndryshme”, shtoi Carrick.

“Ndoshta nuk kishim aq shumë kërcënim të vazhdueshëm brenda ndeshjes sa javën e kaluar, por mendoj se patëm periudha kur dukeshim vërtet të rrezikshëm. Të vish këtu dhe të shënosh tre gola në mënyrën se si e bëmë, është diçka shumë pozitive”, përfundoi trajneri i Manchester United.

Ndeshja e radhës e Manchester United është në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të Premier League./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale