Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 26 deri më 30 janar 2026, duke paralajmëruar mot të ndryshueshëm, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet më intensive pritet të shënohen ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit.
Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore pritet të jenë ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius.
Të mërkurën parashihen kushte për mjegull në disa zona të vendit, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, gjë që mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri në 5 metra për sekondë.
Sa i përket ditës së hënë, IHMK njofton se moti do të jetë i vranët dhe me shi, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore pritet shi i përzier me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së hënë të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të veçantë në zonat ku pritet mjegull gjatë mesjavës./Arbresh.info
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...