Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) vijon punën intensive për përmbylljen e negociatave të integrimit në Bashkimin Evropian për katër nga kapitujt më të rëndësishëm, me fokus të veçantë te Kapitulli 15 – Energjia.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë (Shqipërisë), Belinda Balluku duke publikuar momente nga mbledhja e skuadrës së drejtuar nga Enkeleda Muçaj, kryenegociatore e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku u shpreh se të gjithë janë angazhuar plotësisht në këtë proces historik.
“Të gjithë drejtuesit e skuadrës sonë janë mobilizuar për të çuar përpara negociatat, si dhe për të informuar dhe përgatitur grupet e interesit të lidhura me këto kapituj,” tha Balluku.
Shqipëria synon që në vitin 2027 t’i ketë plotësuar të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ndërkohë në 2025-ën Shqipëria i çeli negociatat për 33 kapituj. Në 17 nëntor çeli negociatat për 5-së kapitujt e fundit.
Në 2026 Shqipëria do të kalojë, dhe po punon intensivisht për këtë, për t’u futur në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim me një numër të mirë fushash nga këto 33 kapituj.
Procesi përfshin koordinimin e drejtuesve të institucioneve dhe ekspertëve të fushave përkatëse, me qëllim përgatitjen e plotë të vendit për kërkesat dhe standardet e BE-së në këtë sektor kyç.
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...