Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve – komisionerë, lidhur me rastin e falsifikimit të rezultateve zgjedhore.
Në zhvillim e sipër janë edhe dy seanca të tjera, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, seancat e mbajtura ishin ndaj njërës komisionere, që dyshohet të ketë kryer veprat penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” dhe “Marrje e ryshfetit”.
Ndërkaq, një vëzhgues dyshohet për dy veprat “Kanosje” dhe “Dhënie e ryshfetit”.
“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren” thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Paraprakisht, Gjykata Themelore në Prizren njoftoi se ka prauar kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj 23 personave, lidhur me këtë rast.
Gjatë ditës së djeshme, 109 persona u ndaluan lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...