Opozita do të zhvillojë këtë të shtunë, 24 janar, një protestë kombëtare, ndërsa organizatorët shprehen se qytetarët pritet të mblidhen për arsye madhore që lidhen me keqqeverisjen.
Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe do të mbahet në orën 17:00. Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë prej ditësh thirrje që qytetarë nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen protestës.
Në kuadër të mbarëvajtjes së protestës dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të posaçme për qarkullimin e automjeteve.
Sot, më 24 janar, nga ora 15:00, do të ketë bllokim total të lëvizjes së automjeteve në segmentin kryesor të bulevardit, “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te Sheshi “Nënë Tereza”.
Po ashtu, do të bllokohen edhe disa rrugë dytësore, përfshirë: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”.
Policia paralajmëron se, në varësi të situatës dhe numrit të pjesëmarrësve, mund të ketë bllokime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat e bllokuara, të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, duke kontribuar në një protestë të qetë dhe pa incidente./rtsh.al/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë