‘Qendra’ e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit po del të jetë Prizreni. Kjo komunë është veçuar si rasti më ekstrem, që e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendos për rinumërim total në gjithë vendin.
Kandidati që deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje është Fetah Paçarizi i PDK-së, të cilit i janë hequr edhe më shumë vota – ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 50% në nivel vendi.
Aktualisht, bazuar në të dhënat e KQZ-së, Paçarizit i janë hequr edhe mbi 700 vota të tjera. Pra nga përditësimet e kaluara, kur kishte 6 mijë e 28 vota më pak, tashmë ky numër është rritur.

Vet kandidati kishte reaguar pas këtyre zhvillimeve që kanë bërë bujë javët e fundit, duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese. Ai kishte kërkuar rinumërim të plotë, me arsyetimin se vetëm transparenca mund të qartësojë çfarë ka ndodhur dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.
“Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore,” kishte shkruar ai para disa ditësh, duke insistuar se çdo parregullsi duhet të sqarohet deri në fund dhe secili person përgjegjës duhet të përballet me ligjin.
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...