Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutash, u takua me Zëvendës Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës për Veri, Nënkolonel Veton Elshani.
Në njoftim thuhej se takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të Gjeneral Ulutaş me homologët e tij institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.
“Angazhime të tilla të rregullta janë një element kyç për të ofruar një pasqyrë të vlefshme të drejtpërdrejtë mbi realitetet lokale, për të nxitur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur në mënyrë efektive mandatin e tij”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...