Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konaté, ka ndarë lajmin e trishtë se babai i tij, Hamady Konaté, ka ndërruar jetë.
Për shkak të kësaj tragjedie familjare, 26-vjeçari mungoi në ndeshjen e Champions League ndaj Marseille të mërkurën mbrëma.
Klubi konfirmoi se Konaté ndodhej në Francë për arsye familjare, ndërsa lojtari publikoi në rrjetet sociale detaje nga ceremonia mortore e babait të tij, e cila do të mbahet të premten. Në postimin e tij në Instagram, Konaté shkroi: “Nga Ai vijmë dhe tek Ai kthehemi.”

Mbrojtësi nuk ishte i pranishëm as në seancën e hapur stërvitore të Liverpoolit të martën në Kirkby dhe më pas klubi njoftoi se ai nuk ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi për ndeshjen në Francë.
Edhe pse Liverpooli nuk dha detaje të mëtejshme, trajneri Arne Slot, në një intervistë për TNT Sports para ndeshjes, e cilësoi situatën si “shumë të trishtueshme” për Konatén.
Në mungesë të tij, Joe Gomez startoi në mbrojtje përkrah Virgil van Dijk, duke ndihmuar skuadrën të mbajë portën e paprekur në fitoren bindëse 3-0 të Liverpoolit.
“Jam me mendje dhe zemër me Konatén. Jam shumë i lumtur që luajta me Joen. Jemi miq të mirë dhe kjo ndihmon. Ai luajti shkëlqyeshëm dhe ishte shumë i rëndësishëm te goli i parë”, u shpreh Van Dijk pas ndeshjes.
Ende nuk dihet nëse Konaté do të rikthehet në skuadër për ndeshjen e së shtunës ndaj Bournemouthit. Trajneri Arne Slot pritet të japë më shumë detaje në konferencën për shtyp të së premtes./Arbresh.info
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë