Schalke 04 ka arritur marrëveshje për transferimin e Edin Džekos nga Fiorentina.
Sulmuesi boshnjak ka firmosur një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, e bazuar në performancë, me objektivin kryesor rikthimin e klubit në Bundesligë.
Džeko ishte ai që kontaktoi fillimisht klubin dhe u bind për projektin falë trajnerit Miron Muslic dhe mbrojtësit Nikola Katić, bashkëlojtar i tij në përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës.
“Është mbresëlënëse mënyra se si skuadra është zhvilluar këtë sezon. Dua të jap maksimumin për të qenë të suksesshëm në pjesën e dytë të kampionatit,” është shprehur Džeko pas nënshkroi me gjigantin gjerman.
Aktualisht, Schalke kryeson Bundesliga 2 me një mbrojtje shumë solide, por ka vuajtur në aspektin ofensivë.
Ardhja e Džekos pritet të sjellë më shumë gola dhe përvojë, duke rritur shanset për rikthim në elitën e futbollit gjerman.
Për Džekon, ky është një rikthim në Gjermani pas periudhës së suksesshme me Wolfsburgun, ku shënoi 85 gola në 142 paraqitje dhe fitoi titullin e Bundesligës në vitin 2009./Arbresh.info
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës