Dëshirojmë t’ju informojmë se kanë filluar të qarkullojnë SMS dhe email të rremë që pretendojnë se janë dërguar nga KEDS\KESCO, duke kërkuar pagesë për energjinë elektrike përmes linqeve të panjohura.
Ky mesazh nuk vjen nga KESCO e as nga KEDS.
Ju lutemi që të mos hapni linqe të dyshimta si ai në foto dhe të mos dërgoni asnjë informacion personal apo të pagesës.
Për çdo komunikim dhe pagesë zyrtare, përdorni vetëm kanalet tona të besueshme:
• Uebfaqja zyrtare: www.kesco-energy.com
• Aplikacioni: #eKesco
• Platforma shtetërore: eKosova
• Pikat zyrtare të arkës së KESCO
• Bankat komerciale të licencuara
• Institucionet mikrofinanciare të autorizuara për pranimin e pagesave
Për më shumë informata apo paqartësi, kontaktoni këshilltarët tanë përmes kanaleve zyrtare të KESCO.
Në rast se pranoni një mesazh të dyshimtë që pretendon të vijë nga KESCO, ju lutemi të njoftoni menjëherë Policinë e Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...