Policia ka arrestuar në Ferizaj një të dyshuar për tentim vrasje para një muaji në rrugën “Wesley Clark”, ku kishte mbetur i plagosur një person.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sot i dyshuari A.R, 31-vjeçar ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...