Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga vrasja e 4 personave më 21 janar të 2011-ës teksa protestonin para Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama e konsideron 21 Janarin si krimin shtetëror më të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare. Ai thekson se 4 protestuesit e vrarë nuk prehen dot të qetë nga mungesa e drejtësisë për ta, e cila sikurse nënvizon Rama “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.
Në përfundim të postimit të tij në rrjetin social Facebook Rama shpreh bindjen se drejtësia për 21 Janarin sado të vonojë, nuk do të harrohet.
“Mirëmëngjesi dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për in...
Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha koh...
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...