Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari, ka ndodhur në qytetin e Laçit, kur një automjet me drejtues shtetasin A. Z. është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasi G. Xh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në mbrëmjen e së hënës, ku si pasojë e dëmtimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./euronews.al
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...