Në momentet më të tensionuara të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës midis Senegalit dhe Marokut, pas një penalltie të akorduar për Marokun nga VAR, lojtarët e Senegalit u zemëruan dhe filluan të largoheshin nga fusha, duke rrezikuar ndërprerjen e ndeshjes.
Kapiteni Sadio Mané ndërhyri dhe bëri thirrje që skuadra e tij të kthehej në fushë, duke qetësuar emocionet dhe duke rikthyer lojën.
Profesionalizmi i tij në këtë moment kaotike tregoi lidership të jashtëzakonshëm, me Senegalin që vazhdoi lojën.
Brahim Diaz gjuajti penalltinë, ndërsa Edouad Mendy e priti, duke e kapur topin pas gjuajtjes ‘panenka’.
Falë menaxhimit të situatës nga Mané, Senegal vazhdoi lojën dhe më pas triumfoi, me golin që u shënua në vazhdime në minutën e 94-të nga Pape Gueye.
Ky gol ia fitoi Senegalit titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ky moment dëshmon se lidershipi shpesh bën diferencën, jo vetëm talenti në fushë.
1⃣ SADIO MANE CALLED HIS TEAMMATES FROM INSIDEpic.twitter.com/0i9YcYwwrt
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 18, 2026
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...