Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për vjedhjen e votave mes kandidatëve të partive, ku thotë se kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi, por siç “pohon rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot”.
Ai paralajmëron pasoja për kandidatët për deputetë të partisë së tij, shkruan Reporteri.net.
“Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, shkruan Abdixhiku.
Ai tutje thotë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim.
“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, shkruan ai.
Postimi i tij:
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...