Chelsea ka rënë dakord për kushtet personale me Jérémy Jacquet, i cili pritet të jetë përforcimi i ri në qendër të mbrojtjes.
Kontrata me lojtarin është gati dhe Jacquet është i interesuar për transferimin në “Stamford Bridge”, raporton Fabrizio Romano.
Aktualisht po vazhdojnë negociatat mes Chelseat dhe Rennes, me klubin francez që kërkon një shitje rekord prej rreth 65 milionë eurosh.
Oferta aktuale e Chelseat është më e ulët se shuma e kërkuar, por bisedimet janë në zhvillim e sipër.
Madje, misioni i parë i drejtuesve të Chelseat në Francë tashmë ka ndodhur, çka tregon seriozitetin e klubit londinez për ta mbyllur këtë marrëveshje.
Nëse palët arrijnë kompromis për çmimin, Jacquet pritet të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Rennes dhe një pjesë kyçe e projektit të ri të Chelseat në mbrojtje./Arbresh.info
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...