Sipas aktakuzës, ndër të tjera, thuhet se i pandehuri N.Sh., nga një datë e pavërtetuar e deri më 19.06.2024, në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës, pa autorizim ligjor dhe në bashkëkryerje me dy persona të tjerë, ka kultivuar bimë të hashashit, përkatësisht narkotik të llojit Kanabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri N.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë, nga data e pa vërtetuar deri më datë 19.06.2024, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, pa autorizim dhe në bashkëkryerje edhe me dy të pandehur tjerë, kultivojnë bimë të hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope. Në atë mënyrë që i pandehuri N.Sh., në bashkëpunim me të pandehurin O.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe një i dyshuar i tretë i pa identifikuar deri më tani, kanë mbjellur dhe kultivuar narkotik të llojit Kanabis Sativa në tri parcela. Në këto tri lokacione janë gjetur gjithësej 1592 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, ku secili nga ta vërehet qartë duke i punuar këto bimë, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.
Me këto veprime i pandehuri N.Sh., në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ai është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe më pas është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që nga data 2 dhjetor 2025, gjendet në masën e paraburgimit.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Mjekët këshillojnë: Mos i puthni foshnjat pa miratimin e pri...
Osmani: FSK, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që gara...
Operacion i SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët në zonën e...
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut