Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të mos i pranojë kërkesat e mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve shtesë në rastin “Banjska”, të propozuar nga avokatja Jovana Filipoviq.
Sipas vlerësimit të gjykatës, dëshmitë e propozuara nuk do të kishin ndikim thelbësor në sqarimin e përgjegjësisë penale të të pandehurit, i cili, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ngarkohet për rol ndihmës brenda grupit të akuzuar, e jo për përfshirje të drejtpërdrejtë në veprimet kryesore.
Trupi gjykues ka theksuar se as pretendimet e paraqitura nga Prokuroria Speciale nuk e vendosin të pandehurin në një rol aktiv gjatë datave kyçe të përmendura nga mbrojtja, duke e bërë të panevojshëm dëgjimin e dëshmitarëve të rinj.
Po ashtu, janë refuzuar edhe kërkesat për kryerjen e ekspertizës për krahasimin e uniformave, me arsyetimin se përmbajtja e materialeve fotografike është e mjaftueshme për një vlerësim të tillë.
Në lidhje me dilemat e ngritura rreth llojit të armës së përdorur, gjykata ka vlerësuar se përcaktimi nëse bëhet fjalë për snajper apo pushkë gjuetie nuk është vendimtar për të konstatuar përfshirjen e të pandehurit Dushan Maksimoviq në grupin e dyshuar terrorist.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...