Grupi hetimor që po heton zjarrin që ra një natë më parë në tregun tek ish-Uzina Dinamo në rrugën “5 Maji” ka kryer ekspertizën mëngjesin e të premtes.
Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore, shkruan A2 CNN.
Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së enjtes disa magazina në rrugën “5 Maji” në Tiranë shkaktoi dëme të rënda ekonomike. Edhe mëngjesin e së premtes, disa vatra mbetën aktive, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Elbasani dhe Vora vijuan punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Zjarri nisi nga një dyqan dhe u përhap në kapanon, duke prekur rreth 100 dyqane me mallra tekstile dhe plastike. Dëmet llogariten në miliona euro, ndërsa qindra tregtarë janë prekur rëndë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...