Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke marrë mbi 51 për qind të votave dhe duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve të deritanishme, lista e Vetëvendosjes për deputetë do të përfshijë edhe disa nga kandidatët që tashmë janë përmendur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si të mundshëm për poste ministrash, dhe mund të zgjerohet më tej.
Këta janë deputetët e zgjedhur nga Vetëvendosje dhe numri i votave që secili ka marrë:
Albin Kurti – 404,023 vota
Glauk Konjufca – 318,532 vota
Albulena Haxhiu – 174,335 vota
Hekuran Murati – 171,519 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 153,373 vota
Xhelal Sveçla – 138,320 vota
Hajrulla Çeko – 122,811 vota
Avni Dehari – 108,329 vota
Mimoza Kusari-Lila – 99,359 vota
Ejup Maqedonci – 98,117 vota
Ndër të tjerët në listën prej 57 deputetësh janë edhe Shqipe Mehmeti Selimi, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Albana Bajrami, Armend Muja, Adriana Matoshi, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli dhe të tjerë, secili me votat e veta që shërbejnë për të përcaktuar renditjen në listë.
Lista e plotë e 57 deputetëve tregon edhe kandidatët me vota më të ulëta, si Valon Hoti – 18,834 vota, dhe Naim Bardiqi – 18,398 vota.
Këtu mund ta gjeni listën e plotë të 57 deputetëve të Vetëvendosjes dhe votat e tyre.
Ra në përrua në Klos, shoferi i dehur vetë ik dhe s’e ndihmo...
Makina bie në përrua në Klos, drejtuesi i mjetit nuk gjendet
Përshkallëzimi i protestave në Iran, të paktën 217 viktima
Qartësohet e ardhmja e Sakas te Arsenali
Theren me thikë dy persona në Suharekë, i dyshuari në arrati
Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm