Teherani dhe dhjetëra qytete të tjera iraniane janë përfshirë nga protesta të mëdha antiqeveritare, ndërsa demonstruesit kërkojnë rrëzimin e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa në flakë në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Turma të mëdha qytetarësh kanë marshuar në rrugë, në atë që cilësohet si një nga sfidat më të mëdha ndaj establishmentit klerikal në vitet e fundit.
Protestuesit kanë brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit”, “Mos kini frikë, ne jemi të gjithë bashkë” dhe “Kjo është beteja e fundit, Pahlavi do të kthehet”, duke shprehur mbështetje për Reza Pahlavin, djalin në mërgim të ish-shahut të Iranit. Pahlavi, i cili jeton në Uashington, u ka bërë thirrje iranianëve që të dalin në rrugë dhe të bashkohen për të kërkuar të drejtat e tyre.
Këto protesta shënojnë ditën e 12-të radhazi të trazirave, të nxitura nga zemërimi për rënien e ndjeshme të monedhës iraniane dhe kushtet e vështira ekonomike. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, demonstratat janë përhapur në më shumë se 100 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit.
Protestat më të mëdha që nga revolucioni islamik u zhvilluan në vitin 2009, kur miliona iranianë dolën në rrugët e qyteteve të mëdha pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara. Dhjetëra mbështetës të opozitës u vranë dhe mijëra u arrestuan në shtypjen që pasoi.
Vdes vogëlushi i familjes që u aksidentua tragjikisht derisa...
Vdes në QKUK gruaja që u lëndua nga vetaksidenti në Slivovë ...
Momenti kur Limi u fut në shtëpi, puthje për Bian dhe shtrën...
Washington Post zbulon sfondin e arrestimit të Maduros: Edhe...
Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një gjyq i...
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: Shumë njerëz nuk e b...