Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sonte (e enjte) rreth orës 20:00 numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbi 3 mijë pako me fletëvotime, ndërsa numërimi i tyre shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Me përmbylljen e këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar që lidhet me administrimin e numërimit në QNR.
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...