Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, dhe i ka kërkuar botës të mos e lejojë rendin botëror të shpërbëhet në një “strofull hajdutësh” ku të paskrupullt marrin atë që duan, shkruan Reuters.
Në vërejtje jashtëzakonisht të forta, të cilat duket se i referoheshin veprimeve të tilla si rrëzimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në fundjavë, ish-ministri i Jashtëm tha se demokracia globale po sulmohet si kurrë më parë.
Edhe pse roli i presidentit gjerman është kryesisht ceremonial, fjalët e tij kanë njëfarë peshe dhe ai ka më shumë liri për të shprehur pikëpamjet sesa politikanët.
Duke përshkruar aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës si një pikë kthese, Steinmeier tha se sjellja e SHBA-së përfaqësonte një çarje të dytë historike.
“Pastaj është ndarja e vlerave nga partneri ynë më i rëndësishëm, SHBA-të, të cilat ndihmuan në ndërtimin e këtij rendi botëror”, tha Steinmeier në fjalimet e tij në një simpozium vonë të mërkurën.
“Bëhet fjalë për parandalimin e shndërrimit të botës në një strofull hajdutësh, ku më të paskrupulltit marrin çfarë të duan, ku rajone ose vende të tëra trajtohen si pronë e disa fuqive të mëdha”, tha ai.“Ndërhyrja aktive ishte e nevojshme në situata kërcënuese, dhe vende si Brazili dhe India duhet të bindeshin të mbronin rendin botëror”, shtoi ai.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...