Komuna e Rahovecit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet, përkatësisht vërshimet.
“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Tutje në njoftim thuhet se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.
Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:
Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);
Kopja e letërnjoftimit;
Konfirmimi i llogarisë bankare.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...