Dafina me mesazh solidariteti për familjet e goditura nga vërshimet

09:58 | 8 Janar 2026
R J

Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri ka reaguar pas vërshimeve që kanë prekur disa zona në Kosovë, duke ndarë një mesazh në rrjetet sociale.

“Lutje për të gjitha familjet e prekuna nga vërshimet në Kosovë. Uroj që të gjithë me qenë të sigurt dhe me marrë ndihmën e nevojshme. Zoti ju mbroftë ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Dafina, duke shprehur solidaritetin e saj me të prekurit nga kjo situatë e vështirë.

Mesazhi i saj është pritur pozitivisht nga ndjekësit, duke e vlerësuar ndjeshmërinë dhe përkrahjen e artistes në këto momente të rënda për shumë familje.

Dafina Zeqiri, ashtu si edhe figura të tjera publike, po përdor zërin e saj për të përcjellë mbështetje dhe për të bërë thirrje për ndihmë dhe solidaritet ndaj atyre që po përballen me pasojat e vërshimeve.