Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve të shumta në disa komuna të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje.
Pos tjerash, ai e konsideroi shqetësuese situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura.
“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar ai.
“Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po i ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje”.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...