Ora 20:00 e mbrëmjes së këtij 5 janari ka shënuar edhe nisjen e numërimit të votave me kusht që i takojnë procesit zgjedhor të parakohshëm zgjedhor të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, ka thënë ai.
Elezi ka bërë të ditur se në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat tha se gjatë ditës së sotme anë sjellë në Kosovë.
“Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numërojë fletëvotimet e aprovuara. Gjithashtu, KQZ ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, ka thënë Elezi.
Reuters: Trump u ofron 100.000 dollarë banorëve të Groenland...
Edi Rama, mes politikës dhe artit: Gazeta gjermane zbulon sa...
Protesta masive në Iran/ Ndërpritet interneti dhe linjat tel...
Reali fiton derbin ndaj Atleticos dhe kualifikohet në finale...
Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e t...
Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime me SHBA-në pa Danimark...