
Screenshot
Liverpooli është ndalur sërish në Premier League, kësaj radhe nga Fulhami. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll 2-2.
Në epërsi të parët dolën vendasit në minutën e 17-të të ndeshjes. Ishte Harry Wilson që shënoi për 1-0, pas asistimit nga Raul Jimenez.
Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën ishte Florian Wirtz që shënoi për 1-1, cili qe goli i tij i dytë në Premierligë këtë sezon.
Në minutat e fundit të ndeshjes, ishte Cody Gakpo i Liverpoolit që shënoi për 2-1.
Kur të gjithë po mendonin që tri pikët do të shkojnë te Liverpoolit, në skenë doli Harrison Reed, i cili shënoi një supergol, me ndeshjen që u mbyll me shifrat prej 2-2.
Kështu, Fulhami shkon në kuotën e 28 pikëve, teksa Liverpooli ka 34 sosh./Arbresh.info
Britania e Madhe konfirmon mbështetjen për sekuestrimin nga ...
KEK hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë për qarkullim,...
Komandanti i KFOR-it pret në takim presidenten, rikonfirmoi ...
Mediumi i madh gjerman rendit mesfushorët më të mirë në Gjer...
FSK mbështet zonat e prekura nga vërshimet
Bayerni afër rinovimit me Upamecanon