Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ngushëllon familjen Ramabaja, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës
Ajo tha se vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën kulturore të vendit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i angazhuar, një emër i veçantë i kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë. Për dekada me radhë, përmes punës së tij në “Rilindja”, Radio Kosova dhe përmes një trashëgimie të pasur letrare me mbi 20 vepra, ai i dha zë mendimit kritik, fjalës së lirë dhe shpirtit krijues. Vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën kulturore të vendit tonë.”, ka shkruar ajo.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramabaja, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit kulturor. I përhershëm qoftë kujtimi për Rushit Ramabajën!”, shtoi Osmani./Arbresh.info
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...