Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi i automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës paraqitet kryesisht i qetë.
Pritjet për automjete në hyrje dhe dalje variojnë nga 1 deri në 20 minuta, ndërsa në shumicën e pikave nuk ka kolona të krijuara. Përjashtim bëjnë disa pika ku janë evidentuar kolona të shkurtra në dalje, si në Dheun e Bardhë (deri në 600 metra) dhe Merdarë (rreth 100 metra).
Në pikat Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë, pritjet arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa në pikat tjera si Glloboçicë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara.
Sa i përket kamionëve, situata mbetet stabile, me pritje prej 3–5 minutash në të gjitha pikat kufitare dhe pa kolona si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Të dhënat e fundit u përditësuan në orën 22:36.
IKSHPK: Kujdes me ujin dhe ushqimin pas reshjeve të shumta t...
Durmishi: Në gjendje gatishmërie për reshjet e shiut, ekipet...
Përmbytje në fshatin Semetisht të komunës së Suharekës pas r...
Reshje të dendura në vend/ Policia e Shtetit thirrje shoferë...
Reshjet e shiut, Komuna e Prishtinës paralajmëron rrezik nga...
Dy persona të plagosur me armë zjarri në Prizren, tre të dys...