Sipas të dhënave të fundit , situata më e ngarkuar paraqitet në pikëkalimet kufitare Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta, me një kolonë automjetesh rreth 300 metra. Në Merdarë, pritjet variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 1.200 metra. Në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, pritjet sipas sistemit llogariten nga 15 deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 4 deri në 5 minuta.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...