Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar edhe Telekomin e Kosovës.
Me këtë rast, Kurti tha se gjatë tre viteve të fundit Telekomi ka shënuar performancë pozitive financiare.
I pari i Qeverisë theksoi se e kanë përkrahur këtë ndërmarrje dhe se janë të interesuar që Telekomi të zgjerojë shërbimet.
“Për tre vjet, Telekomi po shënon rezultate dhe këto shifra flasin shumë. Në vitin 2024 mbi 7 milionë euro fitim, sivjet rreth 10 milionë euro fitim. Për tri vite, Telekomi ka performancë pozitive financiare. Telekomi është lider në shërbimet e telefonisë mobile. E ka mbuluar vendin me 4G dhe 5G dhe i ofron publikut përmbajtje atraktive. Pasqyrat financiare tregojnë se ristrukturimi i brendshëm ka dhënë rezultate. Këto investime që po i bën operatori publik e kanë kthyer Telekomin në vendin që i takon. Qeveria është e interesuar që operatori të zgjerojë shtrirjen e shërbimeve. Ne jemi këtu, bashkë, të shtetit, për qytetarin. Shërbimi publik është në qendër të asaj që mendojmë. Jemi të interesuar të kemi shërbime edhe për shtresat e cenuara”, ka deklaruar ai.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se presin që fitimi i Telekomit të shkojë në 25 milionë euro.
“Telekomi, në qeverisjet e kaluara, ka pasur rreth 150 milionë euro humbje. Ndërsa, deri në fund të vitit, pritet që të ketë 25 milionë euro fitim. Ne e përkrahim Telekomin për ta nxjerrë nga humnera ku kishte ardhur, bashkë me ndërhyrjet politike”, ka shtuar Rizvanolli.
“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë:...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...