Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerjen e një grabitjeje në magjistralen Ferizaj–Kaçanik.
Rasti, sipas policisë, ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 15:10, kur viktima ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Pas hetimeve intensive, janë identifikuar dy të dyshuarit: M. Q., 21 vjeç, dhe A. R., 24 vjeç. Më 26 dhjetor, M. Q. është arrestuar dhe ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27 dhjetor është arrestuar edhe A. R., nga i cili janë sekuestruar një shumë parash dhe dy telefona mobil të dyshuar si të përfituara nga grabitja.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën “Grabitja”.
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...