Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
KQZ-ja ka bërë të ditur se në ora 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 Qendrat e Votimit do të mbyllen në shtetet tjera, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.
Ndërkohë, sipas KQZ-së, në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, kurse në orën 01:00 të ditës tjetër, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara e Kanada.
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...