Një 21-vjeçar është arrestuar sonte në Fushë Kosovë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej tetë automjeteve të ndryshme, janë vjedhë mjete pune e gjësende të tjera.
Hetuesit policor gjatë bastisjes në vendbanimin e E.H., kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve.
“Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...