Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp.
Pas konstatimit të këtij rasti, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.
“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...