AC Milan ka arritur marrëveshje me West Ham për transferimin e Niclas Füllkrug në formë huazimi.
Sulmuesi gjerman do të luajë në “San Siro” deri në qershor të vitit 2026, me një opsion blerjeje rreth 14 milionë euro, i cili nuk është i detyrueshëm, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, paga e Füllkrug do të mbulohet plotësisht deri në verën e ardhshme, duke e bërë operacionin financiarisht të favorshëm për kuqezinjtë.
Megjithëse disa klube gjermane ishin të interesuara për rikthimin e tij në Bundesliga, vetë lojtari insistoi për një kalim te Milan.
Füllkrug këtë sezon ka luajtur gjithsej vetëm nëntë ndeshje me klubin anglez, dhe nuk ka realizuar apo asistuar në asnjërën prej tyre./Arbresh.info
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta